
Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns në një fjalim të bërë sot në Parlament ka lëshuar akuza të forta sa i takon situatës në Veri të Kosovës.
Deputetja ka deklaruar se serbët janë duke transportuar armë dhe sipas saj, po përdorin autoambulancat. Po ashtu, tha se si baza po përdoren kishat ortodokse.
“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, ka thënë Kearns.
Deputetja britanike përmendi edhe eksportin e armëve nga Britania e Madhe drejt Serbisë. Sipas saj, është absurde që të dërgosh municione në Beograd.
“Do të prek shkurtimisht politikat tona të eksportit ndaj Serbisë. Unë jam shumë e shqetësuar për faktin se ne po i shesim municione të vogla Serbisë. Duke qenë se policia kundër terrorizmit atje ka kryer sulme dhe ka rrëmbyer tre policë kosovarë, si e dimë ne se asgjë që i kemi shitur Serbisë nuk përdoret në atë kontekst?”, tha ajo.
Lini një Përgjigje