
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë me dije së bashku me kryeministrin e Holandës janë në Prishtinë për të dëgjuar dhe jo për të vënë gishtin për fajtor.
Në konferencën e përbashkët, pas takimit me kryeministrin Kurti, ai ka kërkuar qetësim të situatës në veri.
“Jemi këtu sepse dëshirojmë të dëgjojmë. Kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione që janë në rajon të jenë. I thamë edhe Albinit nuk jemi këtu për të gjykuar, por jemi këtu për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat janë në mes fqinjëve nganjëherë nuk janë të lehta për tu ndërtuar”, ka thënë ai.
Bettel shtoi se nuk mund të ketë fitues nëse ka konflikt në Ballkan.
"Sikurse tha Mark, ëshyë udhërrëfys dhe ndonjëherë duket se kush është më ehershme veza apo pula. NE e kemi këtë udhërrëfyes dhe duhet t’i përmbahemi. Në vend të fjalës duhen vepra. Duhet të fillohet diku, nëse jo sot besoj se Lajçak do vij nesër dhe duhet të punoni me këtë udhërrëfyes. Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Në fund nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte.”- tha ai.
Lini një Përgjigje