TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Korrik 2023, 21:29

“S’votojmë asgjë në Kuvend”, PDK kërcënon me bojkot nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

“S’votojmë asgjë në Kuvend”, PDK

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se nga sot partia e tij do të nis bojkotin dhe nuk do të votojnë as në seanca plenare e as në komisione.

Pas mbledhjes së këshillit drejtues, ai tha se kanë marrë disa zotime për një sërë veprimesh të cilat ato do t’i ndjekin deri sa të arrihet në zgjedhje të parakohshme. Ai shtoi se situata në Kosovës nuk është normale dhe se kjo ka ardhur si shkak i qasjes së qeverisë ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve.

Ne nga sot kërkojmë që në një kohë sa më të shpejt të diskutohet për shpalljen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së kuvendit të Kosovës, sepse kjo shumicë parlamentare dhe zgjedhjet e kaluara nuk e kanë prodhuar këto institucione për të shkatërruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe partnerët perëndimorë. E dyta, ne nga sot nuk do të votojmë në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës. As në komision e në as në seanca plenare, as ligje e as vendime, as rezoluta, as marrëveshje ndërkombëtare. Asgjë tjetër sepse situata në Kosovë nuk është normale dhe ne nuk mund ta simulojmë normalitetin”, tha Krasniqi.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar Deklaratën prej 10 pikash, përmes të cilave PDK kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ka marrë vendim që të pezullojë çdo komunikim zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata të jashtëzakonshme apo emergjente.

pdk bojkot zgjedhje

Lini një Përgjigje