
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.
Mediat kosovare bëjnë me dije se dy kryeministrat janë pritur në aeroportin e Prishtinës, nga kreu i Qeverisë Albin Kurti ku pritet që të kenë dhe një konferencë për mediat.
Kujtojmë se vizita e liderëve të Holandës dhe Luksemburgut vjen pas përplasjes mes Kosovës dhe Serbisë, lidhur me 4 komunat në Veri pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj.
BE-ja po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime.
Në këtë vizitë ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo. Por, ai e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të një krize të brendshme politike.
Vizita e kryeministrit të Holandës dhe atij të Luksemburgut vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.
Lini një Përgjigje