Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrat evropianë tha se marrëdhënia me ndërkombëtarët pavarësisht masave ndëshkuese të BE, është e rëndësishme lidhur me tensionet në Veri.
Kurti theksoi se qeveria e tij pavarësisht se ka zgjedhur të zbatojë ligjin dhe kushtetutën, ai është në koordinim të vazhdueshme me ndërkombëtarët. Më tej, ai ka folur edhe pë shpalljem e organizatave “Mbrojtja Civile dhe krahut të saj ‘Brigada e Veriut’, si terroriste, ndërsa shtoi se ishte obligim i Kosovës.
“Sa i përket shpalljes së organizatave “Mbrojtja Civile dhe krahut të saj ‘Brigada e Veriut’, terroriste, ishte obligim i yni si Qeveri e Kosovës duke pasur parasysh informacionet që kemi pasur dhe veprimet e organeve tona të sigurisë, si dhe të gjitha të dhënat që i ka pasur edhe inteligjenca e Kosovës. Para se ta shpallim këto organizata terroriste këtë e ka paralajmëruar në një konferencë për media, ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe vetëm pas disa ditësh ne e kemi bërë shpalljen e tyre, organizata terroriste.
Madje ai në konferencë për media ka thënë që do të kërkojë nga Qeveria. Unë vazhdimit kontaktoj dhe koordinohem me faktorët ndërkombëtar, por mua më duhet patjetër që ta respektojë ligjin dhe kushtetutshmërinë në Kosovë. Informacionin që kemi pasur dhe infrastrukturën tonë ligjore e rendin kushtetues ka qenë obligim një vendim i tillë qeveritar”, tha Kurti.
Lini një Përgjigje