TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Qershor 2023, 21:11

Alarm në veri të Kosovës, kapet makina me armatim të rëndë; dyshime se serbët do sulmonin institucionet

Shkruar nga Pamfleti
Alarm në veri të Kosovës, kapet makina me armatim të
Makina e kapur në Veri me armë

Jepet alarmi në veri të Kosovës. Teksa tensionet kanë arritur kulmin, policia e Kosovës ka kapur në Zveçan një automjet të mbushur plot me municione dhe armë luftarake, të cilat dyshohet se do të përdoreshin në një sulm ndaj autoriteteve vendase.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arritur të identifikojë një veturë me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi, përfshirë dhe predha antitankt.

Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, tha ai.

Alarm në veri të Kosovës, kapet makina me armatim të
Armatimi i kapur

Ministri ka thënë më tej se armët do të përdoreshin për sulem terroriste në veri të Kosovës, duke vënë në shënjestër institucionet dhe qytetarët. Sipas tij, Beogradi po nxit destabilizim në Kosovë.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla.

Alarm në veri të Kosovës, kapet makina me armatim të

Më tej ai ka thënë se Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cenimin e sigurisë së vendit.

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Kapja e armëve është një tjetër sinjal se Serbët në veri po përgatiten për sulm të armatosur dhe frika është se mund të ketë armë të tjera.

 

veri arme zvecla

Lini një Përgjigje