TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Qershor 2023, 19:20

Arrestimi në Veri dhe marshimi i FSK, Borrell jep alarmin: Situata po bëhet e rrezikshme, nuk tolerojmë asnjë përshkallëzim

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi në Veri dhe marshimi i FSK, Borrell jep alarmin: Situata po

Bashkimi Europian ka shpërthyer sërish në kritika ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse një ditë më parë u ra dakord për qetësimin e situatës, sot ka pasur sërish zhvillime.

Kosova arrestoi një serb në Veri, teksa pati dhe një marshim të Forcave të Sigurisë. Nga ana tjetër, Beogradi kërcënoi me prani ushtarake. Kjo ka acaruar përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrell, i cili ka deklaruar se të dyja palët po përshkallëzojnë situatën.

Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai.



 

 

borrell kosova

Lini një Përgjigje