
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar një marshim me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës dhe është kthyer në bazë. Për këtë, FSK ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni Komandanti i Batalionit të KFOR-it dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj.
Lidhur me këtë marshim ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili thotë se ky është marshim i rregullt dhe nuk ka të bëjë me situatën aktuale në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar që marshimit të mos i jepet tjetër konotacion teksa ka bërë thirrje që të mos besohen lajmet e rreme.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka sqaruar se marshime të tilla janë të rregullta dhe se ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor.
“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.
Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jepet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, shkruan Mehtaj në Facebook.
Lini një Përgjigje