
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar ditën e sotme marshime në pjesën jugore të Mitrovicës. FSK bën me dije se janë zhvilluar marshimet kondicionalë taktike, për të cilën FSK pretendon se është vënë në dijeni edhe komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij që janë të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj.
Sipas FSK, në kuadër të planit tre mujor të trajnimeve për muajin qershor, sot kanë realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë në rajonin e Mitrovicës.
Ky marsh nisi nga ora 09:00 e mëngjesit nga kazerma Minatori në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh, ku morën pjesë 215 ushtarë të FSK-së.
“Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 09:00 nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. Në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K”, thuhet në njoftimin nga FSK.
Kjo ka nxitur reagim nga pala serbe, ku komandanti i forcave të ushtrisë serbe ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se ka informuar edhe KFOR-in dhe ka kërkuar masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb.
“Sipas fakteve, e informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë. Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Milan Mojsiloviç.
Lini një Përgjigje