TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Qershor 2023, 16:20

Tensionet në Veri, Sveçla: Kosova nuk trembet, kushdo që bën krim do të japë llogari

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Sveçla: Kosova nuk trembet, kushdo që

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptarë, mbrëmjen e djeshme nga një grup prej 15-20 personash. Ai dënoi ashpër dhunën dhe tha se organet kompetente janë angazhuar për të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës.

 “Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkuan Sveçla në Facebook.

Më tej, ai u shpreh se qytetarët shqiptarë janë dëbuar nga territori i tyre për shkak të terrorit që bandat kriminale kanë ushtruar sistematikisht ndaj qytetarëve në veri të Kosovës, përmes akteve të tyre të ndryshme kriminale.

“Qytetarët tanë, veçanërisht ata shqiptarë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ata që kanë qëndruar janë rrahur e terrorizuar në vazhdimësi nga këto grupe kriminale. Shumë prej tyre janë larguar nga aty pikërisht për shkak të këtij terrori të ushtruar sistematikisht nga struktura kriminale me urdhër nga Beogradi. Akte të njëjta kanë ndodhur edhe ndaj qytetarëve të etnisë serbe të cilët kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me institucionet tona”, shkroi ai.

Gjithashtu, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për arrestimin e sotëm nga Policia e Kosovës të Nenad Orloviç i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në 29 ma në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë.

“Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë. Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë", përfundon ministri i Brendshëm.

svecla dhune kosove

Lini një Përgjigje