Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns i ka dhënë një përgjigje të fortë ambasadorit të SHBA-ve në Serbi Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.
Në një postim në Twitter, Kearns shprehet se Serbia ka marrëdhënie me Rusinë dhe po mban peng ileagalisht 3 policë të Kosovës.
“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar.
Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, shkruan Kearns.
Gjatë ditës ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.
Kujtojmë se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se stërvitjet e përbashkëta si Platinum Wolf e forcojnë partneritetin midis ShBA-së dhe Serbisë, si dhe e sigurojnë paqen në mbarë botën.
Lini një Përgjigje