TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 22:35

“Jemi dakord për zgjedhje të reja”, Kurti pas takimit në Bruksel: Policia në veri s’tërhiqet pa ikur ekstremistët serbë

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi dakord për zgjedhje të reja”, Kurti pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i gatshëm për zgjedhje të reja në veri, por pasi të plotësohen kornizat ligjore për to.

Zgjedhjet e parakohshme jemi të hapur, por duhet të kenë zgjidhje ligjore. S’mund të bëhen jashtë ligji. Siç e parasheh ligji, ta zëmë me nënshkrime të qytetarëve, që t’ia përfundojnë mandatin një kryetari. Kjo është një zgjidhje brenda ligjit. Por s’mund të bëjmë zgjidhje joligjore”, ka thënë Kurti.

Ndërsa sa i takon tërheqjes së Policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ai tha se nuk mund ti largojë ato pa u larguar më parë ekstremistët serbë që shkaktojnë trazira në veri.

Për bindjen time deeskalimi duhet të nënkuptojë largimin e ekstremistëve të dhunshëm, të grupeve kriminale e ilegale, që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave. Ndërsa sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, e kuptojmë se ka rëndësi për zgjedhje të parakohshme me proces që paraprihet nga sundimi i ligjit, kampanjë e hapur dhe fer dhe zgjedhje të lira dhe demokratike. S’mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit ka shenja që ditët përpara janë më të mira se ato që kemi lënë pas, por mbetet të shihet. Jam i hendikepuar sepse s’ka pasur takim direkt”, ka thënë Kurti.

kurti takimi bruksel

Lini një Përgjigje