TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 17:17

Tensionet në veri të Kosovës, përfundon takimi mes Borrell dhe Kurtit në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, përfundon takimi mes Borrell

Ka përfunduar takimi në Bruksel i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në fokus të takimit ka qenë ulja e tensioneve në veri si dhe zbatimi i planit 3 pikësh të propozuar nga BE. Gjithashtu edhe lirimi i 3 policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen javën e kaluar nga serbët.

Ndërkohë pas Kurtit, Borrel dhe Lajçak kanë nisur takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Takimet janë zhvilluar të ndara dhe nuk ka njoftim nëse do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiçit.

Për takimin me Kurtin, Borrell është deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter ku tha se synon të arrihet sot një marrëveshje për uljen e tensioneve. 

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

kurti borrell takimi

Lini një Përgjigje