TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 15:32

Tensionet në veri të Kosovës, presidentja Osmani fton në takim opozitën; PDK dhe LDK refuzojnë

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, presidentja Osmani fton në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar ftesë partive opozitare për të diskutuar situatën në veri të vendit.

Deri më tani ftesën e ka pranuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të takohet me Osmanin në orën 17:00.

Ndërsa kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka refuzuar ftesën, por thotë se është i gatshëm për takim vetëm për të diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në veri, që kërkohen si “obligim institucional”.

Refuzimi i tij vjen për shkak se për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Krasniqi bën fajtor kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët.

Edhe mbajtja e procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, erdhi për shkak të “gabimeve të Kurtit”, është shprehur ai, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës.

Po ashtu edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka thënë “jo” ftesës së presidentes për takim. Abdixhiku shpreht se kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend dhe qasjen e papërgjegjshme të kryeministrit Kurti në raport me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n. Ai shtoi se LDK nuk mund të pranojë as të tolerojë përplasje të Kosovës me aleatët e saj.

osmani takim pdk

Lini një Përgjigje