TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 17:10

Richard Grenell viziton Mitrovicën e veriut dhe takohet me kryesinë e Listës Serbe

Shkruar nga Pamfleti

Richard Grenell viziton Mitrovicën e veriut dhe takohet me kryesinë e

Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën veriore, ku ka takuar përfaqësuesit serbëve që jetojnë atje.

Mësohet se në takim mori pjesë edhe kryesia e Listës Serbe, përfshirë kryetarin Goran Rakiç dhe nënkryetari Igor, e po ashtu edhe ish-kryetari i Zveçanit, Dragisha Miloviç, raporton Koha Online.

Gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, Grenell ka kritikuar vazhdimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në postimet e tij në Twitter.

Ai disa herë i ka bërë thirrje Kurtit që të tërheqë policinë speciale nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e sapo zgjedhur të punojnë nga zyra alternative dhe zgjedhjet e reja të mbahen menjëherë me pjesëmarrjen e plotë të serbëve.

grenell kosovë serbi

Lini një Përgjigje