Drejtoresha e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, Pranvera Prestreshi, figuron në konflikt interesi. Një i afrimi i saj është avokat pranë “Klan Kosovës” dhe dyshimet janë se kthimi i licencës ka ndodhur pikërisht për shkak të lidhjeve mes tyre...
Një skandal tjetër është zbuluar mbi tentativat për të ligjëruar televizionin “Klan Kosova”. Këtij të fundit ju pezullua licenca pasi u zbulua se kompania që drejtohet nga vëllezërit Devolli figuron e regjistruar në Maqedoni dhe e financuar nga Serbia. Mirëpo dje Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) njoftoi se e ka rikthyer licencën e televizionit, me argumentin se kompania kishte bërë kërkesë për saktësimin e të dhënëve.
Por sot ky vendim është anuluar. Kjo pasi drejtoresha e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, Pranvera Prestreshi, figuron në konflikt interesi. Një i afrimi i saj është avokat pranë “Klan Kosovës” dhe dyshimet janë se kthimi i licencës ka ndodhur pikërisht për shkak të lidhjeve mes tyre. Sot ARBK ka njoftuar se licenca do mbetet e pezulluar, duke fundosur një prej televizioneve që është akuzuar shpesh se u shërben serbëve.
Vetë televizioni ka rifilluar me sulmet. “Klan Kosova vazhdon të besojë se veprimet e ditëve të fundit, si dhe ky i sotmi, janë tendencë e qartë për të pamundësuar veprimin e medias së pavarur dhe shprehjes së fjalës së lirë. Klan Kosova, si dhe deri më tash, edhe për këtë hap do t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe institucionet e medias dhe gazetarëve në vend dhe në botë, përfaqësitë diplomatike dhe misionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Sipas një investigimi nga mediat e Kosovës, “Perandoria” e vëllezërve Devolli është ngritur fuqishëm dhe menjëherë që nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike të Kosovës në Vitin 2007. Pronësia e televizionit Klan Kosova në bazë të dokumenteve që ka siguruar “KosovaNews”, fillon nga një shtetas shqiptar kur është hapur në vitin 2008, blihet nga një shtetas i Kosovës në vitin 2013, pastaj i njëjti pronësinë e kalon në kompaninë e tij të hapur në Maqedoni ku është i regjistruar si shtetas i Serbisë. Pastaj shitet në vitin 2015 në parajsat fiskale në British Virgjin Island dhe përfundon përsëri në Maqedoninë Veriore në vitin 2021, ku edhe pronari aktual e ka të regjistruar në pronësi të kompanisë së tij të hapur me pasaportë serbe me adresë “Djakovica, Serbia” (srb. Gjakovë, “Serbi” sic.)!
Lini një Përgjigje