TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 17:33

Britania e Madhe tjetër ultimatum Vuçiçit: Liro menjëherë 3 policët e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Britania e Madhe tjetër ultimatum Vuçiçit: Liro

Ambasadori britanik Neil Holland i ka bërë sërish thirrje Beogradit zyrtar për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, që u rrëmbyen në 14 qershor nga forcat speciale serbe në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës.

Holland shprehet se Kosova dhe Serbia duhet të ulin menjëherë tensionet mes tyre.

“Britania e Madhe është shumë e vetëdijshme për rritjen e fundit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt qetësimit të tensioneve”, tha Holland.

Më tej, ambasadori shtoi se Britania e Madhe i ka përsëritur thirrjet ndaj qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga vendet alternative dhe njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale.

Po ashtu, Holland deklaroi se Britania e Madhe kërkon që zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur në të cilat inkurajojnë serbët e Kosovës të marrin pjesë.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, përfundoi ambasadori britanik, Neil Holland.

Lini një Përgjigje