TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 20:42

Borrell ultimatum Vuçiçit në Bruksel: Tre policët kosovarë të lirohen menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

Borrell ultimatum Vuçiçit në Bruksel: Tre policët

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Joep Borrell, në konferencën e mbajtur pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç tha se i ka kërkuar Serbisë lirimin e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë.

Ai tha se ja ka bërë të qartë Vuçiçit që lirimi i policëve duhet të bëhet menjëherë dhe pa asnjë lloj kushti, teksa shtoi se arrestimi dhe keqtrajtimi i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm

I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Arrestimi ose keqtrajtimi arbitrar i padrejtë i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai.

Ndërkohë shtoi se ja ka bërë të qartë Kurtit, se duhet të tërheqë policinë nga komunat në veri së bashku me kryetarët, të cilët sipas tij duhet të punojnë në zyrat të tjera deri sa të mbahe zgjedhjet e reja.

Sigurisht se presim nga Kosova që t’i pezullojë menjëherë këto operacione në afërsi me objektet komunale në veri dhe katër kryetarët, përkohësisht të tërhiqen nga objektet komunale ndërsa Serbia duhet të sigurojë që protestuesit do të tërhiqen nga objektet komunale, njëkohësisht me forcat policore dhe pastaj të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat, me kushtin, pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës”, u shpreh Borrell.

borrell vuçiç policët

Lini një Përgjigje