TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Qershor 2023, 19:11

“Kosova s’ka rënë nga qielli”, Vuçiç pas takimit në Bruksel: Kurti shkaktari i tensioneve, ne jemi për dialog

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova s’ka rënë nga qielli”, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur pas takimit në Bruksel me komisionerin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borella dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai tha se nga takimi kuptoi se BE dëshiron përshkallëzimin e situatës dhe futjen në dialog. Vuçiç shtoi se i kishte treguar Lajçakut dhe Borrellit se problemi ishte Kurti, i cili sipas tij po rreh dhe dëbon serbët në veriun e Kosovës.

Dëgjova gjithçka që ata kishin për të na thënë dhe kuptova dëshirën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën. Unë thashë se si gjithmonë do të bëjmë gjithçka për të marrë pjesë në atë proces. Për ne, problemi më i madh nuk është një situatë, dy apo tre, por fakti se për të dytin apo të tretën vit radhazi, regjimi i Kurtit po përpiqet ose t'i dëbojë ose arrestojë serbët dhe t'i largojë nga shtëpitë e tyre - përmes arrestimeve të përditshme, rrahjes, manipulimit të zgjedhjeve dhe ndalimi i kamionëve serbë e marrëzi të tjera”, u shpreh ai.  

Vuçiç shtoi më tej se ka qenë gjithmonë i hapur për bisedime dhe dialog por sipas tij veprimet e qeverisë së Kosovës por provokojnë tensione. Presidenti serb tha ndër të tjera se BE-ja po mban krahun e Kosovës dhe po sillet me të si të ishte një fëmijë i vogël.

Unë kam ardhur gjithmonë në çdo bisedë sepse besoj se dialogu është i rëndësishëm dhe shërues. Në këtë moment nuk shoh asnjë arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse është ideologjia e tij fanatike, mendova se do të sillte vetëm më shumë dëme. Unë jam gjithmonë i gatshëm të diskutoj me përfaqësuesit e BE-së, të bëjmë gjithçka mundemi dhe ajo që nuk ka kuptim do të mbetet e pakuptimtë.  Kosova nuk ka rënë nga qielli, është krijuar për një kohë të gjatë dhe për shumicën e vendeve të BE-së është shtet i pavarur, është fëmijë i tyre. E krijuan dhe e mbajtën derisa ishte në djep. Tani ai është një adoleshent që është pak çapkën, është çmendur pak, ka arritur një moshë të çmendur, siç mendojnë ata, dhe jo diçka më të rrezikshme. Por ata ende e mbajnë atë si fëmijën e tyre”, tha ai.

Vuçiç akuzoi Kosovën edhe për arrestimin e serbëve në veri të cilët sipas tij s’kanë bërë asgjë dhe po arrestohen e rrihen brutalisht nga policia e Kurtit. Në përfundim ai tha se ulja e tensioneve nuk varet nga ata po nga veprimet që do të ndërmarrë qeveria e Kosovës.

Edhe ne edhe NATO edhe EULEX-i kemi filmime ku janë ulur këta njerëz, vetëm tërhiqen zvarrë në atë rreth dhe dërgohen në stacionin policor ku i rrahin për vdekje dhe asgjë më shumë. Ajo që do të ndodhë më pas varet shumë më pak nga zoti Borelj dhe ne, dhe shumë më tepër nga ata që përpiqeshin të bënin trazira çdo ditë. Nuk shoh asnjë të keqe nga takimi, nëse ndodh diçka e mirë, mirë, nëse jo, çfarë duhet të bëjmë. Në jetë, nuk mund të ndikoni në gjithçka. Diçka që mund ta ndryshoni, diçka që nuk mundeni. Neve na takon të bëjmë gjithçka që kemi në dorë”, u shpreh ai.

vuçiç takimi bruksel

Lini një Përgjigje