Presidenti Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në një mesazh, Presidenti Begaj vë theksin në forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
“Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare”, shkruan Presidenti, i cili shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit, falënderoi miqtë dhe partnerët strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësinë perëndimore, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
“Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë! Bashkë, jetë e mot!”, mbyllet mesazhi i Presidentit.
Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj
Gëzuar Kosovë!
Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!
Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!
Bashkë, jetë e mot!
Lini një Përgjigje