Platforma “Liria ka Emër” pret pjesëmarrje të madhe nga qytetarë të trevave shqiptare
Në Prishtinë zhvillohet sot marshi “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”. Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.
Organizatorët parashikojnë që numri i pjesëmarrësve të tejkalojë 200 mijë qytetarë, të ardhur nga komuna të ndryshme dhe nga treva të tjera shqiptare.
Sipas tyre, marshimi synon të kundërshtojë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe të kërkojë trajtim të paanshëm në drejtësi.
Programi i paralajmëruar përfshin pjesë muzikore dhe paraqitje nga përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore, përfshirë sindikata, artistë, arsimtarë, mjekë dhe përfaqësues të bashkësive fetare.
Autoritetet kanë angazhuar forca policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente për të garantuar rendin dhe sigurinë. Organizatorët kanë siguruar transport me autobusë nga të gjitha komunat për të mundësuar pjesëmarrjen në kryeqytet.
Lini një Përgjigje