TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shkurt 2026, 12:42

Abdixhiku kritikon projektbuxhetin 2026, akuza Kurtit për mungesë ambicieje

Shkruar nga Pamfleti
Abdixhiku kritikon projektbuxhetin 2026, akuza Kurtit për mungesë
Lumir Abdixhiku

Kuvendi nisi shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2026, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kundërshtoi përmbajtjen e tij dhe drejtimin ekonomik të Qeverisë që pritet të formohet sërish nga Vetëvendosje.

Në fjalën e tij, Abdixhiku vuri theksin te niveli i varfërisë dhe mungesa e objektivave zhvillimore në dokumentin financiar.

Ai deklaroi se “Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe ky buxhet nuk ka ambicie, dhe si i tillë do ta mbajë Kosovën si vendin më të varfër në Evropë. Të flasësh për euro, për pare, pa e përmendur inflacionin, sa është gabim politik, aq edhe qëllim propagandistik.

Nga dita e parë të Qeverisë së VV-së e deri më sot, inflacioni në Kosovë është plot 30%, rritja më e madhe. Paraja para pesë viteve ka qenë 30% më e vlefshme. Politikat tuaja po e gërryejnë bazën prodhuese të Kosovës”.

Sipas tij, rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse dhe ka ulur vlerën reale të të ardhurave të qytetarëve.

Shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2026 do të vijojë me diskutime të tjera në seancat e ardhshme.

 

abdixhiku kuvend kurti buxheti

Lini një Përgjigje