TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shkurt 2026, 08:09

18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, zbulohet pamja e re e “Newborn”

Shkruar nga Pamfleti
18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, zbulohet pamja e re e
Monumenti "Newborn"

Fisnik Ismajli ka prezantuar konceptin që do të shoqërojë monumentin Newborn në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një publikimi në rrjete sociale, ai ka sjellë në vëmendje “Kintsugi”, teknikën japoneze që riparon enët e thyera me ar dhe i nxjerr në pah çarjet si pjesë të historisë së tyre. Kjo filozofi lidhet me idenë e shërimit dhe të forcimit pas sfidave.

Referenca ndaj kësaj forme arti paralajmëron ndërhyrjen e radhës në monumentin NEWBORN. Përmes këtij koncepti, pritet të pasqyrohet rrugëtimi i Kosovës dhe përballja me vështirësi gjatë viteve të shtetësisë.

Monumenti pëson ndryshime çdo vit në përvjetorin e Pavarësisë, duke përcjellë mesazhe me karakter artistik dhe shoqëror. Edhe këtë herë, transformimi do të lidhet me një simbolikë që reflekton përvojën e vendit ndër vite.

 

newborn kosova pavaresia

Lini një Përgjigje