TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Shkurt 2026, 14:24

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti takim me homologun kroat

Shkruar nga Pamfleti
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kurti takim me homologun kroat
Kurti me Plenkoviç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me homologun kroat, Andrej Plenkoviç, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sipas pamjeve të publikuara nga Radiotelevizioni i Kosovës, gjatë një bisede të shkurtër para nisjes së takimit zyrtar, Kurti i ka bërë të ditur Plenkoviçit se pas zgjedhjeve të fundit tashmë ka një shumicë solide për të qeverisur.

Nga ana e tij, Plenkoviç e ka uruar Kurtin për mandatin e ri, ndërsa të dy liderët janë përshëndetur para se të hynin në sallën e rezervuar për takimin bilateral.

kurti plenkoviç mynih

Lini një Përgjigje