TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shkurt 2026, 21:21

Rezoluta për UÇK-në, kush është deputeti që votoi kundër

Shkruar nga Pamfleti
Rezoluta për UÇK-në, kush është deputeti që
Kuvendi i Kosovës


Kuvendi i Kosovës votoi sot një rezolutë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Nismën e paraqiti PDK. Deputetët miratuan tekstin me 90 vota pro, një kundër dhe pa asnjë abstenim. Kundër votoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë.

Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi mbështetje për rezolutën, por kërkoi përfshirjen e një pike që lidhet me dhënien e drejtësisë për vrasjet politike. Kërkesën e paraqiti shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.

Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Përparim Gruda, kundërshtoi ndryshimin. Ai sqaroi se një grup ekspertësh kishte hartuar tekstin dhe se nuk parashikohej rihapja e tij për amendime. Pas këtij qëndrimi, deputetët e LDK-së vendosën të mos marrin pjesë në votim.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu deklaroi se Kuvendi do të trajtojë edhe çështjen e vrasjeve politike, por kërkoi që rezoluta në fjalë të hidhej në votim pa ndryshime.

Pas përfundimit të votimit, Jehona Lushaku theksoi se LDK-ja pajtohej me pikën e rezolutës, por jo me përmbajtjen e saj.

Me këtë vendim, Kuvendi formalizoi mbështetjen politike për ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

kuvendi i kosovës

Lini një Përgjigje