TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shkurt 2026, 16:34

Gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, sot

Seanca parashikon edhe trajtimin e një rezolute që lidhet me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme me nisje në orën 19:00, pas vendimit të marrë nga Kryesia.

Deputetët do të votojnë për përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare. Sipas ndarjes së dakorduar mes grupeve, Lëvizja Vetëvendosje do të drejtojë nëntë komisione, Partia Demokratike e Kosovës tri, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, Lista Serbe një, ndërsa një komision do t’i takojë Grupit Multietnik.

Në agjendë përfshihet edhe shqyrtimi i kërkesës së qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars sipas formulës 1/12. Deputetët do të marrin në shqyrtim edhe rregulloren e punës së Qeverisë.

Seanca parashikon edhe trajtimin e një rezolute që lidhet me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Para nisjes së punimeve, përfaqësuesit e grupeve parlamentare pritet të zhvillojnë një takim koordinues.

Një ditë më parë, Kuvendi konstituoi përbërjen e re, zgjodhi Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares dhe miratoi formimin e qeverisë Kurti 3.

 

kuvendi haga gjyqi

Lini një Përgjigje