Avokati Geoffrey Roberts deklaroi se Rexhep Selimi nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat penale të përfshira në aktakuzë. Ai e bëri këtë qëndrim në fillim të deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes.
Roberts argumentoi se Prokuroria nuk arriti të paraqesë prova që të mbështesin akuzat sipas standardit ligjor.
Sipas tij, organi i akuzës nuk përmbushi detyrimin për të provuar fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Deklarata e mbrojtjes pasoi paraqitjen përmbyllëse të ekipit ligjor të Kadri Veselit, në procesin që po zhvillohet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Sot zhvillohet dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Lini një Përgjigje