TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shkurt 2026, 13:46

Seanca në Hagë, avokati Dixon: Veseli nuk ka kryer asnjë nga krimet që i atribuohen

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në Hagë, avokati Dixon: Veseli nuk ka kryer asnjë nga
Rodney Dixon

Avokati kërkon lirimin dhe rrëzimin e plotë të akuzave ndaj ish-kryeparlamentarit

Avokati Rodney Dixon deklaroi në gjykatë se Kadri Veseli është i pafajshëm dhe kërkoi lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Dixon tha se procesi duhet të përfundojë me një vendim që e shpall Veselin të pafajshëm. Sipas tij, çdo përfundim tjetër do të përbënte padrejtësi. Ai theksoi se klienti i tij meriton një gjykim të drejtë dhe të rregullt.

Mbrojtja argumentoi se gjatë shqyrtimit të provave do të vërtetohet se Veseli nuk ka pasur përfshirje në asnjë nga veprat penale që Prokuroria ia atribuon.

Dixon kundërshtoi mënyrën se si organi i akuzës ka ndërtuar çështjen, duke pretenduar se ai po i jep kuptim çdo lloj asociimi për ta mbështetur narrativën e vet.

Sipas tij, Prokuroria nuk ka arritur të mbështesë dhe të konfirmojë akuzat me prova bindëse. Ai shtoi se ekzistojnë shumë elemente që, sipas mbrojtjes, dëshmojnë pafajësinë e Veselit.

Dixon kërkoi që gjykata të rrëzojë edhe pretendimin për përgjegjësi eprore. Ai argumentoi se ky koncept nuk qëndron pa provuar kontrollin efektiv.

Në mungesë të një strukture komanduese dhe të elementeve që lidhen me ndërmarrje të përbashkët kriminale, ai tha se Prokuroria nuk mund ta mbështesë këtë akuzë.

Procesi gjyqësor ndaj Veselit vazhdon me paraqitjen e argumenteve nga palët.

dixon haga veseli

Lini një Përgjigje