TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shkurt 2026, 09:25

Nis zyrtarisht mandati i tretë, Qeveria "Kurti 3" mban mbledhjen e parë

Shkruar nga Pamfleti

Nis zyrtarisht mandati i tretë, Qeveria "Kurti 3" mban mbledhjen

Më pak se 24 orë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimit të Qeverisë së re, kabineti “Kurti 3” ka paralajmëruar zhvillimin e mbledhjes së parë.

Sipas njoftimit për media, mbledhja do të nisë në orën 10:00, ndërsa rendi i ditës nuk është bërë publik.

Nis zyrtarisht mandati i tretë, Qeveria "Kurti 3" mban mbledhjen

Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës u konstituua pas procesit të certifikimit të mandateve të deputetëve, të cilët bënë betimin përkatës.

Gjatë seancës u zgjodh kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarët, duke i hapur rrugë votimit të qeverisë së re. Kabineti i udhëhequr nga Albin Kurti mori votat e nevojshme në Parlament, duke shënuar nisjen e mandatit të tretë të tij në krye të ekzekutivit.

Me mbledhjen e sotme, pritet që qeveria e re të përcaktojë prioritetet e para të punës dhe të nisë procedurat për zbatimin e programit qeverisës.

Lini një Përgjigje