TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Shkurt 2026, 22:33

Merr fund kriza në Kosovë, miratohet qeveria "Kurti 3"; ja përbërja e kabinetit të ri

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund kriza në Kosovë, miratohet qeveria "Kurti 3"; ja
Kurti duke prezantuar kabinetin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar formimin e qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”.

Ka marrë fund kriza politike në Kosovë. Ndryshe nga sa ndodhi në zgjedhjet e kaluara, këtë herë konstituimi i Parlamentit dhe miratimi i qeverisë së re ka ndodhur brenda pak orësh.

Pasdite u bë betimi i deputetëve dhe u zgjodh kryetarja e Kuvendit bashkë me nënkryetarët. Vetëvendosje, bashkë me partitë serbe, kanë siguruar 66 vota në Kuvend dhe kjo bëri që të mos kishte asnjë pengesë.

Pas seancës së parë, presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për kryeministër, i cili më pas iu drejtua Kuvendit.

Ai e nisi fjalën e tij në Kuvend me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kurti tha se propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim të ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës çlirimtare.

Ai shtoi se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona pikërisht për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin, ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit, është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë: në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare; ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe e njohur ndërkombëtarisht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, tha Kurti.

Më pas u bë prezantimi i qeverisë së re me 19 ministra. Pas fjalës së mbajtur nga liderët e partive të tjera u hodh në votim qeveria dhe me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenime, u bë miratimi i kabinetit. Më pas u bë dhe betimi i ministrave. Pra, nga sot Kosova nuk ka më krizë politike dhe qeveria e re nis funksionimin normal.

Qeveria e re

Kryeministër, Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrtulla Ceku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri

kurti kosove qeveria

2 Komente

  1. T
    Tony

    Ne Shqiptarhanat më duket se kemi më shume Ministri se Europianet. Sa vuajme për poste të shkretet ne!

    1. L
      Lili????????❤️

      Urime Kosovë ????????❤️ Urime Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës ❤️❤️????????????????????❤️????????

      Lini një Përgjigje