Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar zyrtarisht Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Dekreti për mandatimin iu dorëzua Kurtit nga Osmani pak më parë, në një ceremoni zyrtare në Presidencë.
Menjëherë pas marrjes së mandatit, Kurti u largua nga Zyra e Presidentes në drejtim të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet seanca për votimin e kabinetit të ri qeveritar.
Seanca për formimin e qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti, e njohur si “Kurti 3”, pritet të mbahet gjatë mbrëmjes së sotme.
Presidentja Osmani bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Osmani i ka uruar suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar se puna e tij duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit.
"Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!", shkruhet në postim.
Lini një Përgjigje