TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Shkurt 2026, 15:34

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e Hagës

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit
Avokati Eric Tully

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vijon paraqitja e fjalëve përmbyllëse nga ekipet mbrojtëse të ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot argumentet i paraqiti mbrojtja e Rexhep Selimit.

Avokati Eric Tully kundërshtoi pretendimin e Prokurorisë se Selimi ka ushtruar funksionin e ministrit të Rendit Publik me autoritet mbi një strukturë policore të UÇK-së. Sipas tij, pas muajit qershor, përgjegjësia për UÇK-në dhe për policinë ushtarake ka kaluar te komandantët e zonave dhe nuk ka qenë nën varësinë e Selimit.

Ai theksoi se nuk ka ekzistuar një polici e UÇK-së apo një strukturë e Ministrisë së Rendit Publik të mbikëqyrur nga Selimi, siç pretendon organi i akuzës. Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu edhe pretendimet për disa shënime me shkrim dore që prokuroria ia atribuon Selimit.

Sipas avokatit, prokuroria nuk ka paraqitur prova që të lidhin veprimet ose mosveprimet e Selimit me krimet e përfshira në aktakuzë. Ai argumentoi se nuk është provuar asnjë rol i tij në kryerjen e veprave penale të përshkruara në dosje.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 45 vite burg për Rexhep Selimin, njësoj si për disa prej të akuzuarve të tjerë në këtë proces. Seanca pritet të vijojë me paraqitje të tjera nga palët.

mbrojtja e selimit haga

Lini një Përgjigje