TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Shkurt 2026, 21:38

Samiti i Mynihut, Kurti takim me senatorët amerikanë; në fokus raportet me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i Mynihut, Kurti takim me senatorët amerikanë; në fokus
Kurti me senatorët amerikanë

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.

Në këtë takim, Kurti shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Gjatë bisedës, kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar si aleatin kryesor të Kosovës. Ai vuri në dukje progresin e vendit në aspektin demokratik dhe ekonomik, si dhe angazhimin institucional për forcimin e shtetit të së drejtës.

Në takim u diskutua gjithashtu orientimi euro-atlantik i Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Sa i përket raporteve me Serbinë, Kurti theksoi rëndësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiç për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë, në lidhje me organizimin dhe ekzekutimin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023.

Ai përmendi po ashtu nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiç, në të cilën, sipas tij, thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të delegacionit kosovar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

kurti senatore

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shqiptaret kurre nuk kane pasur aleate historikisht, pervecse i kane lepire bythen pushtuesve. Mbahemi si popull qe nuk kemi pushtuar kend por ne te vertete kemi luftuar e vrare vella me vella. Le qe ne bote nuk ka aleate por vecse, ma nep ta nap e kaloje matane, sic tha dikur Shkodrani legjende Loro Borici per sportin e voleybollit.

    Lini një Përgjigje