Seanca në Gjykatën Speciale rifilloi pas një pauze me paraqitjen e argumenteve nga Prokuroria e Specializuar në procesin ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prokurori Alan Tieger kundërshtoi paraqitjen e të akuzuarve si pjesë e zakonshme e strukturës së UÇK-së. Ai argumentoi se ata nuk mund të trajtohen si luftëtarë të thjeshtë mes mijëra personave që iu bashkuan organizatës gjatë luftës.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kishin rol themelues dhe ushtronin funksione kyçe në Shtabin e Përgjithshëm. Tieger theksoi se ata përdorën autoritetin e tyre për të zbatuar një qëllim të përbashkët kriminal, në kuadër të akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Procesi gjyqësor vijon me paraqitjen e mëtejshme të argumenteve nga palët.
“Do të filloj parashtrimet e Prokurorisë sot. Në një formë apo në një tjetër, mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira, që nuk kishin pushtet. Psh, mbrojtja e Veselit e përshkroi klientin e tyre si një ushtar i përkushtuar në një kohë të vuajtje të mëdha, si një i diplomuar i ri, pa stërvitje ushtarake dhe me bindjen për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe të ardhmen e tyre, pa autoritarizëm dhe brutalitet. Kjo i nderuar gjykatës nuk është krim dhe ZPS nuk e ka thënë kurrë këtë gjë.
Por t’i paraqesësh të akuzuarit si disa prej mijëra të tjerëve që iu bashkuan UÇK-së për të luftuar për liri është përpjekje për t’iu shmangur roleve të tyre të vërteta, si pionierë, si themeluese, si anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm, role që ata i kanë pranuan në mënyrë të përsëritur.
Ata u shmangen këto roleve, nuk i pranojnë sepse veprimet e tyre, duke përdorur autoritetin e tyre dhe përpjekjet e tyre individuale, pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij. Ata që besojnë në të vërtetë në kauzën e tyre dhe aftësinë e tyre për të arritur atë, kanë pretenduar se kanë të drejtë që të merren në mënyrë të pamëshirshme me ata që konsideroheshin se e pengonin arritjen e kësaj.
Provat, qëllimet dhe krimet që pasuan si rezultat i tyre, pasqyrohen në prova të shumta dhe nuk mund të shpërfillen apo të mohohen, pak rëndësi ka, sa ashpër luftuan që këto prova të shikohen në mënyrë të izoluar.” -tha prokurori.
Lini një Përgjigje