Në reagim, Rama kundërshton fort përpjekjet për ta paraqitur ngjarjen si provë të shkeljes së të drejtave të minoritetit grek apo të shtetit ligjor në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras lidhur me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke e akuzuar atë se po përdor një ngjarje të izoluar për qëllime politike dhe elektorale.
Ish-Kryeministri grek është rikthyer në qendër të vëmendjes me lançimin e një partie të re politike. Kjo "lëvizje hibride" synon të bashkojë grupet e krahut të majtë dhe ato ambientaliste, por platforma e saj ende e paqartë ngre pikëpyetje.
Reagimi i Ramës vjen pasi Fronti i Majtë Grek (EL.AS.), forca politike e drejtuar nga ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, deklaroi se po e ndjek “me shqetësim të madh” incidentin e ndodhur në Zvërnec, ku gjatë protestave kundër një projekti turistik mbeti i plagosur një shtetas grek.
Në një postim në X me tone të drejtpërdrejta, Rama shpreh habinë që edhe partia e re e Tsipras, sipas tij, po bie në të njëjtat skema të vjetra politike, duke "shpërfillur faktet e vërtetuara dhe duke theksuar gjysmë të vërteta", të cilat kryeministri shqiptar i cilëson si forma të rrezikshme të dezinformimit.
“Incidenti fatkeq dhe i dënueshëm në Zvërnec nuk ndodhi gjatë një proteste të zakonshme për të drejtat e pronësisë. Ai ndodhi në një kontekst tensioni të lartë, të ushqyer nga dezinformimi i gjerë dhe përpjekjet për të penguar aktivitetet e ligjshme të investitorëve privatë ndërkombëtarë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë kujton se pas ngjarjes autoritetet shqiptare ndërmorën menjëherë masa, duke arrestuar personat përgjegjës nga kompania e sigurisë private, duke i hequr licencën kompanisë dhe duke shkarkuar drejtorin e Policisë së Vlorës.
“Çfarë më shumë do të prisje, Alexis?”, pyet Rama, duke shtuar se reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë i shpejtë dhe vendimtar.
Në reagim, Rama kundërshton fort përpjekjet për ta paraqitur ngjarjen si provë të shkeljes së të drejtave të minoritetit grek apo të shtetit ligjor në Shqipëri.
“Nuk është as e drejtë dhe as e përgjegjshme të shndërrohet një incident i izoluar në provë të një shkeljeje të të drejtave të pakicave, të drejtave të pronësisë ose të shtetit ligjor”, thekson ai.
Kryeministri shqiptar nënvizon se respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave të pakicave kombëtare nuk është çështje interesash politike, por detyrim kushtetues dhe angazhim europian i Shqipërisë.
Një pjesë e rëndësishme e reagimit i kushtohet minoritetit grek në Shqipëri, të cilin Rama e cilëson si “një thesar” dhe një komunitet që gëzon të drejta të plota sipas ligjit shqiptar.
Në fund të mesazhit, Rama i uron sukses Tsipras në zgjedhjet e ardhshme, por nuk kursen ironinë politike, duke shprehur shpresën që forca e re politike e ish-kryeministrit grek të mos bjerë pre e tundimit për të fituar mbështetje përmes retorikës nacionaliste dhe sulmeve ndaj vendeve fqinje.
“Europa ka nevojë për më pak reflekse të së kaluarës dhe më shumë besim te faktet, institucionet dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, përfundon Rama.
Partia e re e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, shprehu shqetësim për incidentin e ndodhur në Zvërnec, ku gjatë përplasjeve u plagos një shtetas grek.
Në një deklaratë zyrtare, partia greke i kërkoi qeverisë së Athinës të ndërmarrë hapat e nevojshëm diplomatikë dhe të theksojë se respektimi i shtetit të së drejtës, i të drejtave të pronës dhe i të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek përbën një parakusht për rrugën europiane të Shqipërisë. Sipas ELAS, këto kritere janë pjesë e qëndrimit zyrtar të Bashkimit Europian dhe u reflektuan qartë në përfundimet e Këshillit Europian të 18 qershorit 2019, me insistimin e kryeministrit të atëhershëm grek, Alexis Tsipras.
Partia e Tsipras argumenton se incidenti ndodhi gjatë një proteste të banorëve dhe aktivistëve kundër ndërtimit të një resorti të madh turistik në një zonë të mbrojtur ekologjikisht pranë Lagunës së Nartës, ku protestuesit kundërshtojnë projektin për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe pretendimeve për të drejtat e pronësisë.
Reagimi i plotë i Ramës:
Aléxis Tsípras
Shpresoj të jesh shumë mirë.
Më vjen keq që të shqetësoj, por doja të shpreh habinë time se sa shpejt edhe partia juaj e re ka kontribuar në shndërrimin e një incidenti krejtësisht të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike, duke shpërfillur faktet e vërtetuara dhe duke theksuar gjysmë të vërteta, të cilat shpesh janë forma më mashtruese e gënjeshtrës — veçanërisht kur janë të ngjyrosura me një aromë nacionaliste, duhet ta pranoj!
Incidenti fatkeq dhe i dënueshëm në Zvërnec nuk ndodhi gjatë një proteste të zakonshme për të drejtat e pronësisë. Ai ndodhi në një kontekst tensioni të lartë, të ushqyer nga dezinformimi i gjerë, i shoqëruar me përpjekje të përsëritura për të penguar aktivitetet e ligjshme të investitorëve privatë ndërkombëtarë me reputacion të lartë, të cilët operojnë në tokë private të blerë nga pronarë të ligjshëm me tituj të vlefshëm pronësie, në përputhje të plotë me ligjin shqiptar.
Çdo dëmtim i ndonjë individi, shqiptar, grek apo cilido qoftë, është për të ardhur keq. Rrethanat u sqaruan shpejt, duke çuar në arrestimin e punonjësve të sigurisë private përgjegjës, heqjen e licencës së kompanisë së tyre dhe shkarkimin e drejtorit të policisë së Vlorës.
Çfarë më shumë do të prisje, Alexis, dhe çfarë masash shtesë do të kishe marrë ti si Kryeministër në këto rrethana? Kujtesa ime më sugjeron se, po të ishin të përmbysura rolet tona, reagimi yt ka shumë të ngjarë të kishte qenë shumë më pak vendimtar. Por kjo nuk është çështja.
Çështja është se nuk është as e drejtë dhe as e përgjegjshme të shndërrohet një incident i izoluar në provë të një shkeljeje të të drejtave të pakicave, të drejtave të pronësisë ose të shtetit ligjor. Përkundrazi, të veprosh kështu është e padrejtë, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane që të dy pretendojmë se ndajmë.
Asnjë fushatë zgjedhore e ardhshme nuk mund ta justifikojë një sjellje të tillë, veçanërisht nga një parti e re që aspiron të përfaqësojë të majtën evropiane të shekullit të njëzetenjëtë.
Angazhimi i Shqipërisë ndaj shtetit të së drejtës, mbrojtjes së pronës dhe të drejtave të pakicave kombëtare nuk është çështje leverdie politike. Ai është një detyrim kushtetues, një angazhim evropian dhe një realitet i pasqyruar në legjislacionin dhe institucionet tona.
Siç kam theksuar edhe në raste të mëparshme, përfshirë kur iu përgjigja shqetësimeve të tua lidhur me rrugën evropiane të Shqipërisë në çështje që përfshijnë grekët etnikë, jam plotësisht dakord se respektimi i shtetit të së drejtës është thelbësor. Pikërisht për këtë arsye, megjithatë, faktet duhet të përcaktohen nga institucionet dhe gjykatat kompetente, jo nga deklarata politike të lëshuara nga një vend tjetër dhe të formësuara nga konsiderata të politikës së brendshme.
Pakica Kombëtare Greke në Shqipëri është një thesar që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Ajo gëzon të drejta dhe mbrojtje që nuk janë as më shumë dhe as më pak se ato që gëzojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe unë punoj çdo ditë për t'i forcuar ato, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë greke.
Prandaj kam besim se do të biesh dakord që marrëdhëniet e mira fqinjësore shërbehen më mirë nga faktet sesa nga supozimet, dhe nga respekti për shtetin e së drejtës dhe institucionet e vendeve fqinje sesa nga spekulimet politike.
Duke të uruar sukses në zgjedhjet e ardhshme, shpresoj sinqerisht që partia juaj e re të tregojë se lëvizjet e reja politike nuk kanë pse të bien në të njëjtat modele të njohura të debatit publik, përfshirë tundimin për të mobilizuar mbështetësit rreth flamurit përmes përfundimeve të nxituara mbi fqinjët dhe institucionet e tyre sovrane.
Në fund të fundit, Europa ka nevojë për më pak reflekse të së kaluarës dhe më shumë besim te faktet, institucionet dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Të gjitha të mirat, miku im i vjetër.
Te tilla lojra bere Mitsotaqiso me Ramutin e Salehun. Tani edhe ky bastardi! Kërkoni tokat e çamve deri ne Artë!
Po Greket cplasje duan me zvernecin. Jane xheloz per investimin 4miliard, sepse nje pjese e turisteve nuk do shkojne ne Greqi por do qendrojne ne shqiperi. Mjaft o kali trojes iku koha jote
Kush eshte shkaku i protestave ne Zvernec dhe Rrjoll? Shkelja e te drejtate te pronesise? Vendimet Arbitrare te Adminstrates ne errësire dhe jashtë llogaridhënies publike? Interesat private edhe mund te kufizohen me ligj per shkak te interesave publike, qe kur interesat e privatit prevalojne ato te popullit? Qe kur deti u be me pronar? Cfare te mirash ka perfituar populli Shqiptar nga investimet strategjike ne Durres, Palase, Gjirin e Monastirit, Kakome, Gjader etj. Kush i ka korrur ato perfitime? Pse cenohet Turizmi Grek dhe jo ai Italian? Kush cenohet nga kampi i Gjadrit, turizmi i zones, i Italisë apo Greqise? Perse na pelqejne lajmet ndërkombëtare sa kohe jane mburrje dhe lavde, por nuk na pelqejne kritikat? Shif Diellen, kush na e ka fajin qe u be gazi i botes? Abuzimi me teknologjinë apo partneret e huaj jane te gjithë zheloze per Ministren Diella?