Athina kërkon hetim të plotë dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore të minoritetit grek, ndërsa qeveria shqiptare dhe policia reagojnë pas incidenteve në zonën ku planifikohet një investim turistik prej mbi 4 miliardë eurosh.
Një projekt me vlerë mbi 4 mld euro në Zvërnec duket se ka alarmuar Athinën zyrtare, e cila ka shfrytëzuar përplasjet e fundit mes një grupi protestuesish me roje të sigurisë private, të angazhuara për ruajtjen e një sipërfaqeje. Greqia pretendon se zona ku investohet është e populluar nga minoritarë grekë që janë dhunuar sipas Athinës zyrtare, sepse duan të mbrojnë pronat e tyre.
Por pretendimet e Athinës zyrtare për popullsi greke në zonë janë kundërshtuar nga Kryeministri Edi Rama. Në një reagim shterues për Zvërnecin, Rama shprehet "për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë. Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira", tha Rama.
Mediat greke shkruajnë se Zvërneci, i vendosur brenda një prej rajoneve shqipfolëse dhe greqishtfolëse të Shqipërisë, konsiderohet si një nga zonat e fundit bregdetare pothuajse të paprekura në Mesdhe.
Sipas medias greke, projekti ka ngritur shqetësime serioze te minoriteti etnik grek i zonës lidhur me sigurinë e pronave të tyre. Pas protestës, Policia e Shtetit Shqiptar publikoi një deklaratë zyrtare duke pretenduar se një grup protestuesish iu drejtua dhunës për të dëmtuar rrethimin e kantierit të ndërtimit.
“Gjatë grumbullimit, situata u përshkallëzua dhe një grup demonstruesish kreu veprime të dhunshme me synim thyerjen e perimetrit të rrethimit të kantierit të kompanisë”, thuhet në deklaratë. Policia e identifikoi protestuesin e plagosur me inicialet E.S., duke pretenduar se ai kishte hyrë me forcë në zonën e kufizuar, shkruan greekreporter.
Në vijim theksohet se vitet e fundit, Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime ligjore që lehtësojnë investimet strategjike, madje edhe brenda zonave të mbrojtura mjedisore. Këto masa kanë shkaktuar reagime të forta nga organizata mjedisore në mbarë Evropën.
ABENDREPORT aus Europa ????????????????
— Anna (@AnnaDeMilanese) May 30, 2026
1/7
Das darf nicht wahr sein. In Europa, wo alles und jeder unter Schutz steht:
Jared Kushner und Ivanka Trump wollen Albaniens geschützte Südküste in ein 1,4 Milliarden Euro Luxusresort verwandeln – Insel Sazan und Küstengebiet bei Zvernec.
Die… pic.twitter.com/0bJt2wxKMO
Sipas raportimeve, projekti po drejtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e lidhur me struktura ndërkombëtare investimi ku përfshihen investitorë nga Katari, Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Çifti synon të zhvillojë një nga projektet turistike më ambicioze në Rivierën Shqiptare gjatë viteve të fundit, me një buxhet investimi që tejkalon 4 miliardë euro.
Kryeministri shqiptar Edi Rama dënoi aktet e dhunës, por u përpoq të shkëpusë përplasjet nga projekti i debatueshëm turistik, duke i cilësuar raportimet e fundit si “gënjeshtra të mëdha”. Në një reagim, Rama përgëzoi drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë ndaj rojeve private të sigurisë të përfshira në incident, si edhe ndaj drejtuesve lokalë të policisë në Vlorë. “Përgëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë dhe të saktë, si ndaj asaj bande pa tru huliganësh që vepronin si roje sigurie, ashtu edhe ndaj drejtuesve lokalë të policisë në Vlorë,” deklaroi Kryeministri shqiptar.
Rama theksoi se politika e re e qeverisë për “tolerancë zero” ndaj punonjësve të forcave të rendit që minojnë besimin e publikut është rruga e duhur përpara. Ai gjithashtu njoftoi se së shpejti do të paraqesë detaje të një plani madhor zhvillimi për vendin, i cili është përgatitur prej vitesh.
Growing public mobilization at the Zvërnec site in Albania. Local residents are forming perimeter lines to protest the planned 99-year concession to Affinity Partners. What was pitched as a seamless luxury development is now facing fierce opposition. #Albania #Zvernec #RealEstate pic.twitter.com/9SvzjvswAD
— Ionian Defenders (@IonianDefxw) May 30, 2026
Ministria e Jashtme greke: Të mbrohen të drejtat pronësore të minoritetit
Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë shprehu “shqetësim të thellë” për përplasjet dhe paraqiti protesta zyrtare pranë autoriteteve shqiptare. Athina theksoi domosdoshmërinë e respektimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave dhe pronave të minoritetit etnik grek, si dhe ruajtjes së zonave të mbrojtura ekologjike në përputhje me acquis-in e Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se respektimi i këtyre standardeve është parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Deklarata zyrtare e Ministrisë së Jashtme greke thotë se “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të thellë për incidentet që ndodhën dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë një proteste të banorëve lidhur me të drejtat pronësore, të cilat rezultuan me plagosjen e një shtetasi grek. Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që ai të merrte asistencën e kërkuar konsullore dhe mjekësore.
Në të njëjtën kohë, Ambasada po zhvillon kontakte zyrtare me palën shqiptare, duke kërkuar një hetim të plotë të incidentit dhe vendosjen e përgjegjësive. Ne e mirëpresim reagimin fillestar të autoriteteve shqiptare.
Theksojmë nevojën për respektim të plotë të shtetit të së drejtës, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si dhe mbrojtjen efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në përputhje me standardet evropiane, respektimi i të cilave përbën parakusht për përparimin në procesin e anëtarësimit”. /Pamfleti/
Ku fut hundet e kemben cifuti vetem sherr, lufte e vdekje do te kete.
Boll qe eshte Greqia kunder qe do te thote se per shqiptaret duhet te jete OK.
7501 ...të huajt që u shpallën përdorues të pronës....duan t'a shesin t'a heqin qafë , e dinë që sështë pron e tyre, se aty kan qënë yzmeqar e bujq.
Në qoftë se është e vërtetë se do investohen 4 milard dollarë në Zvërnec, jo vetëm Greqia por dhe Austro-Hungaria do kërkojë sqarime.
U kujtove vone Bablok. Akoma kane ngelur gjalle disa individe nga masakrat e monarkofashisteve Greke ndaj popullsise Came ne jug te Shqiperise(Duhet te ishte jugu Shqiperise).Nuk ke folur kurre.Bashke me eunukun Shpetim Idrizi e Eunuket e tjere ne parlament. Tani eshte vone skylptor!!!!
Shqipëria ti zhpalle nongfata te fjithe bastarde shqiptare qe nau Ben grekqire-sllavomongol per 2 dhrahmi te Greqirjes. Te publikohet emrat e ketyre bastardce dhe te postohen kudo keta emra mbi kohët e plehrave. Shqiptaret te ngrihen e te çlirojnë separi Tiranën zyrtare nga bastarde shqiptare te komanduar me.leket e grekoshkijeve.