TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 12:39

Edhe grekët e Australisë janë shqetësuar për Zvërnecin!

Shkruar nga Pamfleti
Edhe grekët e Australisë janë shqetësuar për
Ivanka Trump në Zvernec /

Alarm në Melburn për Zvërnecin! Pas Athinës, edhe diaspora greke hyn në betejën kundër resortit të Kushnerit...

Kur mendon se debati për Zvërnecin, Sazanin dhe resortet luksoze ka mbetur mes Vlorës, Tiranës dhe ndonjë zyre në Athinë a Beograd, vjen alarmi se çështja ka mbërritur deri në Melburn e Sidnej. Po, po, edhe grekët e Australisë qenkan vënë në lëvizje për fatin e bregdetit shqiptar.

Sipas medias së diasporës greke në Australinë e largët, protesta e radhës kundër investimeve strategjike në jug të Shqipërisë është një betejë ndërkombëtare për të drejtat e minoritetit grek.

Në këtë histori nuk mungon as emri i Jared Kushnerit, dhëndrit të Donald Trump, i cili duket se ka arritur të bashkojë në një front të vetëm aktivistë lokalë, organizata minoritare dhe komentatorë që ndjekin zhvillimet shqiptare nga 15 mijë kilometra larg.

Të dëgjosh disa prej reagimeve, të krijohet përshtypja se Zvërneci nuk ndodhet në Gjirin e Vlorës, por diku mes Peloponezit dhe Kretës. Çdo investim, çdo leje dhe çdo projekt turistik në jug të Shqipërisë trajtohet si çështje kombëtare greke, ndërsa shqiptarët duhet të mësohen me idenë se për bregdetin e tyre ka gjithmonë më shumë të shqetësuar jashtë sesa brenda vendit.

Paradoksi është se për dekada me radhë, kur shqiptarët ngrinin zërin për pronat e tyre në Greqi apo për të drejtat e emigrantëve, përgjigjja ishte; një ngritje supesh. Por mjafton të përmendet një investim i huaj në rivierën shqiptare dhe menjëherë aktivizohet një rrjet reagimesh nga Athina deri në Melburn.

Në fund, lind pyetja: a është shqetësimi realisht për mjedisin, për pronat dhe trashëgiminë kulturore, apo kemi të bëjmë me një tjetër kapitull të zakonshëm ku çdo zhvillim në jug të Shqipërisë lexohet përmes syzeve të Vorio Epirit?

Një gjë është e sigurt. Zvërneci ia ka dalë të bëjë atë që diplomacia ballkanike nuk e arrin shpesh: të bashkojë në debat Vlorën, Athinën, Beogradin, Ankaranë, Tel Avivin, Uashingtonin dhe komunitetin grek të Australisë./Pamfleti

grekët e australisë zvërneci

5 Komente

  1. K
    Koha

    Pyet Ramut jevgun e Saleh shkjaun, klyshët e andartvw grekpshkije, perse heshti per pronat e çamëve deri ne Artë?! Perse duroje shqiptaret qe te manipulohen nga bastarde shqiptare re shitur per 300 grosh?

    1. T
      Tiranë

      Kan pare greqirët sllavomongol qe Shqipëria po sundohet nga Salehu e Ramuti, dhe mendojnë se u ka ardhur koha Ne shqiptaret ketu jemi, merrni Salehun e Ramutin dhe provoni te ngacmonin Shqiperine! Po mos harroni të shkoni te koka kacifiste se mos merrni ndonje keshille prej tij!

      1. g
        gogla

        Besoj vazhdojne komentet e k.ministrit, sepse me ngjan e njejta gjuhe. Mesa duket edhe ju skeni pune tjeter, vetem lexoni dhe perçoni dijet e k.ministrit. Pastaj ju ven keq kur ju thone zedhenesat e ps dhe k.ministrit. Keto dy dite keni thene gjithshka te mire per investitoret, çakejte, makutet, protestuesit e dhunshem, ata pa din e iman, por nje gje me vjen cudi edhe nga gazetari gjergj: SI NUK THATE NJE FJALE PER MENYREN SI U GRABIT KJO PRONE NGA E MBROJTUR NE PLAÇKE PER QEJFET E NJE MAKUTI. JU GJILPERE HOLLET, JU LAPS-HOLLET QE NUK KENI LENE GJE PA "INVESTIGUAR NDERSHMERISHT" PA DIRIGJENCE, KETE RRADHE DHE PER KETE RAST NUK THATE ASGJE REALISHT TE VERTETE DHE TE NDERSHME. Keshtu vazhdoni jeni ne drejtimin e duhur

        1. k
          k

          Kjo ,do i dorëzojë ,të gjitha "investimet" e bëra gjatë presidencës afariste të idiotit.

          1. T
            Tony

            Kjo pipiruqja do shkoje ne burg me te jatin. Po ju mblidhet laku.

            Lini një Përgjigje