TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 11:30

“Urrejtja për hebrenjtë nga ata që s’kanë as din e as iman”, Rama: Doni me mua apo me Sazon dhe Arlindon?

Shkruar nga Pamfleti
“Urrejtja për hebrenjtë nga ata që s’kanë as din
Edi Rama

Rama dha edhe një paralajmërim të fortë, duke u shprehur se nëse kjo situatë ndodh edhe për disa ditë, investitorët mund të tërhiqen...

Kryeministri Edi Rama ka folur me detaje lidhur me Zvërnecin, ndërsa nuk ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj atyre që i konsideroi si kundërshtarë të projektit, që shfrytëzojnë madje edhe situatat në Gaza për t’iu kundërvënë investimeve të huaja në Shqipëri.

Rama u tregua i prerë kur tha se nëse ikin këta investitorë nga Shqipëria, nuk do të vijmë më të tjerë, duke theksuar në këtë mënyrë rëndësinë që ka kjo çështje sa i takon të ardhmes së vendit, në raport me investimet e huaja.

I duroj të gjitha ato që më thonë perversët, që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarët e mi. i duroj jo sepse i pranoj, por sepse kam duruar dhunë mbi kockat e tim eti, mbi fytyrën e gruas sime dhe mbi fëmijët e mi. i duroj sepse mendoj që jam këtu për ju dhe me ju. Nëse edhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri për të vegjetuar. Ose do ta bëjmë Shqipërinë sipas atij vizioni për të cilin më keni mbështetur, ose më thoni që doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin.

Por nëse ne harrojmë rolin kryesor që kemi në këtë proces, që është të krijojmë klimën e duhur për pritjen e investitorëve, atëherë bëjmë gabim. Nëse këta investitorë largohen, problemi nuk është vetëm se nuk bëhet Zvërneci. Problemi është se nuk do të vijnë më të tjerë për kushedi sa kohë, sepse do të thonë: ‘Kur nuk ia dolën këta, nuk ka njeri që merret vesh me ata atje”, tha Rama në fjalën e tij.

Në vijim, Kryeministri u shpreh se projekti i Zvërnecit, i cili do të ishte i pari në Mesdhe dhe Europë sa i përket llojit të tij, do ta çonte Shqipërinë drejt turizmit elitar. “Pse duhet të shikojmë me zili Greqinë për Costa Navarino? Çfarë ishte? Zonë e mbrojtur. Me admirim e shikoj Greqinë, por me zili pse? Sveti Stefan në Malin e Zi? Po Kroacinë pse duhet ta shikojmë me zili? Duam të konkurrojmë ne me këta? Unë turizmin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionit tim. Unë dua të lë gjëra që t’i bëjnë krenarë fëmijët tanë. Po pagat si do i rrisim ne më shumë? Na duhet ta rrisim PBB apo jo?”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri i ka kthyer një përgjigje edhe atyre që i konsideroi si besimtarë pa din e pa iman, edhe pse shfaqen si besimtarë myslimanë, që luajnë me dhimbjen e Gazës. “Ata s’janë besimtarë, përsa kohë përhapin shpifjen. Thonë se Zvërnecin po e marrin izraelitët dhe duke shfrytëzuar atë dhimbjen për Gazën, po bëjnë çmenduri duke futur urrejtjen për hebrenjtë. Këta janë pa din e pa iman. Flasin për investitorë izraelitë, kur në të vërtetë janë nga Katari”, tha Rama.

Në vijim ai theksoi se investitorët kanë marrëveshje me Aman hotel, Sheval blo, që është brandi më ekskluziv sot, i cili është në Paris në Venecia dhe do vijë në Vlorë nëse së bashku do ja sigurojmë mirëseardhjen.

Por gjatë fjalës së tij, Rama dha edhe një paralajmërim të fortë, duke u shprehur se nëse kjo situatë ndodh edhe për disa ditë, investitorët mund të tërhiqen.

Nëse do vazhdoni edhe ca ditë kështu do ndodhë si me Porto of Montegro, por në përmasa të kësaj kohe. Porto of Montonegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat në Shqipëri me vite, donte të bënte Portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi.

Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhura për frymë më të larta falë atyre investimeve që nuk pati frikë ti bëjë dhe nuk ua vuri shqelmin në fyt investitorëve.

Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë, ma thoni dhe unë adaptohem sepse unë jam këtu me votën tuaj”, tha Rama.

rama sazo arlindo hebrenjte

5 Komente

  1. A
    A

    Si nuk fole gjysmë fjale për holokaustin që bënë hebrenjtë e tu në Gaza

    1. l
      lxxx

      po me arlindin jemi pse kush nga ju ka dale ne krah te qytetarve asnje po e shet shqiperine copa copa se per kete ke ardhur ne pushtet , po largon shqiptaret nge shqiperia dhe do te na zevendesosh me filipinas banglandeshas afrikane dhe per popollin shqiptare eshte krim kundra njerzimit e duhet te japesh llogari. ke bere ligje qe jane kundra nesh investitore strateshike qe te marrin pronen e ske asnje te drejte ka dale qeveria te ndimoje qytetaret jo , per rrethimin qe iu be nartes doli nga qeveria ndonje se nuk paska as projekt thua qe te marrin zvarre policia a doli ndonje televizion po vetem kur shpertheu rrjeti u kujtuat per dhune , kalove ligjin e barazize gjinore a e pyete popullin tani do na marresh femite e ti besh terapi hormonale ku njerzit me kancer nuk kane ilace e qeveria nuk i mbeshtet , ke nxjerre per konsiltim piblik ligj per te shitur toke te huajve qe eshte teresisht anti kombetare po ca ke bere per ne o z kryeminister ? spitaje jo shkolla jo prona jo smart city syrvejim 24 ore qe eshte per ty cenim i te drejtave tona referendume ku ne te vendosim per ligje sensitive ku preket direk interesi yne jo e madhe rroga jo pensioneste ne varferi ekstreme se keshtu te intereson barazia gjinore qe eshte per prishjen e familjes po ca do tjeter se nuk mbaron lishta ti je kryeministri me i keq ne histori.

      1. R
        R

        Pirdhu ti me gjith Hebrenjt e tu qelbes

        1. T
          Tony

          Ore trim, pa na trego se kush t'i ka lidhur e i detyrohesh me ata rrypa e zinxhira neper kycet e duarve.

          1. A
            Altin Prifti

            Ik ore funderrine se nuk e duam vizionin tend. Me Arlindin jemi dhe jemi krenare. Shporru 1 ore e me pare ti dhe hebrenjte e tu

            Lini një Përgjigje