Kryeministri Edi Rama reagoi edhe ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ngjarjet në Zvërnec, pasi një shtetas grek u dhunua gjatë protestës kundër projektit turistik në zonë.
Rama ironizoi referimin e Athinës për praninë e një “popullsie homogjene greke” në zonë, duke thënë se nuk kishte dëgjuar më parë për një cilësim të tillë dhe se ndoshta kjo vinte nga “injoranca” e tij. Kreu i qeverisë këmbënguli se incidenti nuk përbën dhunë shtetërore, por një përplasje të shkaktuar nga roje private, ndërsa shtoi se theksimi i etnisë së protestuesit nuk ndihmon marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.
Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira.
Këtë e futa këtu sepse dua të them që pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet. Siç ndodhi edhe në Rrjoll, ku toka ishte blerë nga pronarët që kishin letrat përkatëse. Disa të tjerë ishin pretendues. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mes titujve të pronësisë dhe pretendimeve, pas gjithë katrahurës që kemi trashëguar”, tha Rama.
Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi lidhur me protestën në Zvërnec, e cila u përfshi nga dhuna e ushtruar nga disa roje private, ndaj qytetarëve që janë kundër resortit që është planifikuar të ndërtohet në zonë.
Athina zyrtare tha se gjatë protestës mbeti i plagosur dhe një shtetas grek, duke nënkuptuar një anëtar të minoritetit grek në vendin tonë.
Vertete neper rruget dhe burgjet e greqise Jan dhunuar shume shqiptare,Po shteti shqiptar ku ishte qe t'u kerkonte llogari Deri ne nje grekerve?kur e ngriti zerin shteti shqiptar per te drejtat e shqiptareve?nuk kemi te drejta fare ne greqi te pakten qe e di,nuk na lejohet te festojme festat tona kombetare,kurse minoriteti Grek gezon te gjitha te drejtat si shqiptaret,arriten Deri aty sa ne dervician Kane vendosur bustin e babait te kryeministrit aktual te greqise,kemi varrezat e ushtareve greke,PSE?perse eshte njohur qe ne fillim minoriteti Grek ne shqiperi?PSE,PSE,PSE?