TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 10:38

Zvërneci, Rama: Si po manipulohet me atdhetarinë dhe kurthi për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti
Zvërneci, Rama: Si po manipulohet me atdhetarinë dhe kurthi për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në zonën e Zvërnecit, duke i cilësuar ato si pjesë të një skenari manipulues që, synon të devijojë vëmendjen e publikut dhe të shfrytëzojë ndjenjat patriotike për qëllime politike.

Kreu i qeverisë tha se kundërshtarët politikë po përpiqen të ndërtojnë narrativa të rreme përmes ngjarjeve të organizuara dhe figurave që, sipas tij, paraqiten artificialisht si heronj.

Rama theksoi se gjatë qeverisjes së tij nuk ka premtuar mungesë gabimesh, por ka garantuar se nuk do të tradhtojë besimin e qytetarëve. Ai u ndal veçanërisht te debati për Zvërnecin, duke argumentuar se pas protestave fshihet një strategji politike që shkon përtej çështjes konkrete.

“Kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe po ashtu siç e doni ju dhe t’ju udhëheq që të përmbyllim këtë që kemi nisur bashkë, për t’i ngritur kokën çdo shqiptari e për t’i dhënë vlerën që i takon flamurit tonë, e për ta bërë Shqipërinë vendin me destinacionin më për t’u pasur zili në Mesdhe.

Kam hyrë në zyrë dhe kam thënë zyra është e imja dhe pushteti i juaji. Nuk kam, premtuar se nuk do të bëj gabime, por kam premtuar se nuk do t’ju tradhtoj shumë, nuk është vendi këtu t’ju shpjegoj arsyet, por t’ju shpjegoj si ju kanë manipuluar duke përdorur atdhetarinë dhe ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua që prej ditës së parë, por që këtu në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë, unë kështu e shoh.

Dua të ndaj me ju se kam menduar këto ditë edhe për një film që na identifikon para botës edhe kur bota na dinte njerëz me bisht dhe u bëmë të njohur përmes filmit “ëalk dhe dog”. Këngë patriotike se plot që shoqërojnë videot përkatëse, heronj të sajuar dhe ngjarje të organizuar me kujdes, dhe zhvendos vëmendjen e publikut", u shpreh Rama.

edi rama ceshtja e zvernecit

1 Komente

  1. A
    AC

    Pamfleti reflekto dhe pak anen tjeter apo nuk paguan dot qytetari??? mos harro Shqiperia eshte edhe e jotja!

    Lini një Përgjigje