TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 10:13

Nga mediat greke te protesta e të ashtuquajturve myslimanë, Rama reagon për Zvërnecin: Kurth për të ardhmen e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama u ndal tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Ai hodhi dyshime për mediat fqinje që po i japin zë protestave në Zvërnec.

Nga mediat greke te protesta e të ashtuquajturve myslimanë, Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në grupin parlamentar të PS ka folur situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët e zonës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë kundër projektit për ndërtimin e një resorti në zonë.

Rama e nisi fjalën duke u solidarizuar me revoltën dhe zemërimin publik ndaj skenë së tërheqjes zvarrë të një protestuesi nga rojet privatë të sigurisë duke e cilësuar të pajustifikueshme indiferencën e policisë që duhet ta mbronte.

“Ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj madje që në vendin tuaj, edhe unë do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë. Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet. Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj policia të thonte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private, ndërkohë që duhet të ishin arrestuar në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.

Në mbledhjen e Grupit të PS, Rama hodhi poshtë edhe versionin se paratë e zeza të mafies ndërkombëtare do të pastorohen në Zvërnec.

Rama tha se nuk e ka tradhtuar kurrë SHqiëprinë, referuar deklaratave që gëlojnë në rrjet se Sazani u shit tek izraelitët. Rama u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Ai hodhi dyshime për mediat greke që po i japin zë protestave në Zvërnec.

“Vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj. Por ka, zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju”, tha Rama.

Protestat janë mbajtur si në Zvërnec, pranë zonës së projektit, por gjithashtu dhe në kryeqytet (më 31 maj, teksa është paralajmëruar edhe për këtë të hënë, 1 qershor, një marshim i radhës).

Në zonë parashikohet ndërtimi i një kompleksi të madh turistik, me investime që kapin vlera miliardëshe.

Në reagimet e mëparshme, kryeministri ka theksuar se bëhet fjalë për një pronë private prej rreth 300 hektarësh, e se investitorët kanë siguruar tokën përmes marrëveshjeve me pronarë privatë dhe jo nga shteti shqiptar.

Gjithashtu, ditën e sotme, 1 qershor, u është hequr licenca dy kompanive private të sigurisë, punonjësit e të cilave u filmuan duke dhunuar protestuesit që po kundërshtonin paqësisht kundër punimeve në zonë.

Nga hetimet, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet private, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje.

 

përplasjet për zvërnecin reagon rama

12 Komente

  1. v
    vk

    Kush jane pronaret? Fol hiresi!

    1. a
      ana

      Te plasi b... ty per shqiperine. kameleon i shpifur, mashtrues ordiner. Zhduku

      1. d
        dashi

        Me nxori mallin e Bashkim Gazidedes ne 97.

        1. k
          keno

          Tani qe hoqe livence e kompanise se sigurise jemi te qete. Flmd per reagimin. Tani fjalen e ka populli, zvarranik.

          1. a
            aldo

            Je shume bythe zgjut, te mbush mendjen,

            1. t
              terui

              Po meqe mediat e shqiperise nuk kishin kohe ta transmetonin e transmetuan ato greke.

              1. e
                eri

                Debil i semure psiqik. Krijon insinuata vetem e vetem te dale palagur nga kjo histori. Ky eshte flliqesire eshte turpi ketij kombi. Shqiptare zgjohuni.

                1. d
                  drini

                  Faleni se eshte akoma ne delir.

                  1. N
                    Nemesis

                    O zot ! Fajin e kane te gjithë pervec ketij autokrati qe ka uzurpuar cdi pushtet! E gjeti armikun te greket dhe myslimanët e Shqiperise! E ka te pamundur ta gjejë fajin te qeveria dhe administrata e tij se ose nuk njeh ligjin ose nuk pyet per ligj! Ose eshte i paaftë ose i blerë! Nje gje eshte e sigurt, e ka kap frika se delet nuk hane me bar! Vox popoli, Vox Dei!

                    1. b
                      beni

                      S'keni pare gje akoma.

                      1. p
                        paulo

                        Eshte fund e krye projekti jot personal. Shkaterro e vidh. Kaq funderine.

                        1. T
                          Tony

                          Sa pallosh i madh eshte edhe aq dhits eshte. Po te ngresh doren te rregullosh floket trembet e iken me vrap frikacaku.

                          Lini një Përgjigje