Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar sërish kreun e Partisë Demokratike. Ai deklaroi se Berisha nuk gëzon më mbështetjen e shumicës së demokratëve dhe se ka shmangur një garë reale politike brenda partisë.
Salianji vuri në dyshim shifrat e pjesëmarrjes në procesin e votimit në PD për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë, duke pretenduar se ato nuk përputhen me situatën reale në terren.
“Ajo që është evidente, është e qartë që Berisha nuk ka mbështetjen e demokratëve dhe për herë të parë në 30 vite nuk ka preferuar të hyjë në garë. Me pak shpikte rivalë, ndërkohë që në këtë rast e refuzoi. I kam të monitoruara me kamera qendrat e votimit, po si ka 37 mijë votues kur del me 50 njerëz çdo të hënë”, deklaroi Salianji.
Ish-deputeti demokrat kritikoi gjithashtu mungesën e alternativave politike dhe programore nga ana e Berishës përballë kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se pa një vizion të ri opozita nuk mund të fitojë zgjedhjet.
“Si do fitojë Berisha me Ramën, a bëri ndonjë propozim konkret, cila është e reja. Berisha është i braktisur nga demokratët dhe është bërë qesharak në Shqipëri. Berisha është uzurpator dhe që për interesin e vet po mban peng Shqipërinë. Berisha është garantori kryesor që Rama të qëndrojë në pushtet”, u shpreh ai për "Abc News".
Salianji iu referua edhe deklaratave të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se Partia Demokratike ka nevojë për një drejtim të ri.
“Si do t’i fitojë zgjedhjet Berisha? Deputeti i CDU tha saktësisht se duhet të zgjidhet një lider i ri. Berisha që nga 2013 është humbës kronik”, deklaroi Salianji.
Sipas mendjes teme ky robi qe i paska mbjell floket te hedhe kandaturen per kryetar te organizates se dylberave. O poplli bohu i mencem keta tipa nuk e kane kurre mendjen te ju por me zbukuru zurratin si femna e me u parfumos. Mos u merrni me keta ka Shqipnia cuna azgona ta bojne Shqipni tamom.