Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi duket sikur është në ngërç deri në një përgjigje të vendeve anëtare që vlerëson ecurinë e deritanishme të tij, vendimmarrje që sipas qeverisë nuk ka një afat kohor se kur mund të ndodhë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të zhvillojë një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.
Përmes një postim në rrjetin social X, Costa thotë vizita e tij po bëhet me qëllim për të dërguar një sinjat të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Cosa kërkon rezultate konkrete nga vendet që dëshirojnë integrimin në union, aspiratë kjo e qeverisë shqiptare për vitin 2030.
“Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate.”, shkruan Costa në X.
This week, I will visit our six Western Balkans partners.
— António Costa (@eucopresident) May 31, 2026
My visit to the region sends a clear signal: our commitment to the Western Balkans is real; and so is the opportunity of enlargement.
The momentum is there. Now is the time to deliver. pic.twitter.com/yCZ2BqEMFD
Vizita e Costa vjen në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor para Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ky samit do të mbahet më 5 qershor në Tivat dhe përfaqëson një moment historik, pasi organizohet për herë të parë në Mal të Zi, i konsideruar së bashku me Shqipërinë si shtete pararojë të procesit të zgjerimit.
Programi përfshin dy seanca kryesore: një takim plenar dhe një drekë pune.
Takimi plenar do t’i kushtohet progresit në afrimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe Axhendën e Rritjes, duke forcuar njëkohësisht stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe qëndrueshmërinë.
Dreka e punës do të përqendrohet në politikën e zgjerimit, sfidat dhe mundësitë kryesore, si dhe në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, duke konfirmuar se zgjerimi mbetet një nga çështjet kryesore strategjike të Bashkimit Evropian.
Ku është Shqipëri deri tani në procesin e integrimit?
Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi duket sikur është në ngërç deri në një përgjigje të vendeve anëtare që vlerëson ecurinë e deritanishme të tij, vendimmarrje që sipas qeverisë nuk ka një afat kohor se kur mund të ndodhë.
Ndërkohë Mali i Zi ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt që duhet të përfundojnë përpara anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vazhdon të përplaset me fazën më delikate të procesit, atë të “Themeloreve”, ku Brukselit i duhet të shohë funksionimin real të shtetit ligjor, drejtësisë dhe institucioneve demokratike.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kërkoi që Mali i Zi të vazhdojë reformat, duke e mbajtur fokusin te sundimi i ligjit, ndërsa në Shqipëri pikërisht ky standard është kthyer në burimin kryesor të skepticizmit europian.
Në këtë kuptim, përparimi i Malit të Zi drejt Europës është edhe një pasqyrë e sikletshme për Tiranën. Podgorica u bë vend kandidat në vitin 2010, vetëm katër vite pas ndarjes nga Serbia, dhe hapi negociatat në vitin 2012. Sot, jo vetëm që po diskuton traktatin e anëtarësimit, por e ka kthyer vitin 2028 në një objektiv konkret shtetëror, aq sa kompania kombëtare ajrore mban sloganin “28 në 28”.
Ndërkohë në Shqipëri, viti 2027 u përdor si slogan elektoral për mandatin e katërt të Edi Ramës. Por disa ditë më parë, Rama u detyrua të pranojë publikisht se afati i premtuar mund të mos arrihet dhe se negociatat mund të shtyhen deri në mesin e vitit 2028.
Lini një Përgjigje