TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2026, 07:40

Demokrati: PD duhet të ndryshojë, edhe Berisha e pranoi

Shkruar nga Pamfleti
Demokrati: PD duhet të ndryshojë, edhe Berisha e pranoi
Demokrati: PD duhet të ndryshojë

Partia Demokratike ka kaluar shumë vështirësi në vitet e fundit, por tani është momenti që demokratët të forcohen edhe më shumë për të rrëzuar socialistët nga pushteti, ka deklaruar anëtari i departamentit 'Brain Gain' në PD, Nikola Kedhi 

Duke komentuar zhvillimet e mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD këtë të shtunë, Nikola Kedhi se opozita duhet të jetë më pranë qytetarëve.

“Duhet ndryshim dhe ne këtë e thamë dhe sot. E tha edhe zoti Berisha”, deklaroi Kedhi në “Terminal".

“Në mënyrën e funksionimit ne do duhet të jemi më pranë qytetarit, do duhet që atë seksionin që është bërthama e partisë, do të duhet ta forcojmë, do të duhet ta hapim, do të duhet të afrojmë aty prurje të reja, kapacitete të ndryshme në mënyrë që ne t'i shërbejmë qytetarit shqiptar sa më mirë. Më pas do ketë emra të rinj në kryesi. Kjo do varet nga kandidaturat që kryetari i partisë sipas statutit do paraqesë dhe se si do votojë Këshilli Kombëtar”. 

Partia Demokratike zhvilloi ditën e shtunë, më 30 maj, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, vetëm një javë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të kësaj force politike.

Punimet nisën me mesazhin e një avatari të krijuar nga departamenti i IA-së në PD, i konceptuar si figurë digjitale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Më pas punimet vazhduan me miratimin e Komisionit që po drejton Kuvendin, si dhe Sekretariatin Teknik. Pas një sërë fjalimesh, Kuvendi Kombëtar miratoi ndryshimet në statutin e ri si dhe platformat për zgjedhjet parlamentare, diasporën si dhe digjitalizimin e partisë. Sot pritet të zgjidhet dhe kupola drejtuese e PD-së, pasi u votua edhe për 200 anëtarët e rinj të Kuvendit Kombëtar.

demokrati: pd duhet të ndryshojë

Lini një Përgjigje