TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2026, 10:10

Nga AKSHI te ADS, monopoli shtetëror që Rama e shet si revolucion dixhital

Shkruar nga Pamfleti

Ky monopol i përbindshëm shtetëror që do të ketë ekskluzivitetin e të gjithë tregut publik të teknologjisë së informacionit ka krijuar jo pak shqetësime për cënim të konkurrencës si mjeti i vetëm që garanton uljen e kostove për taksapaguesit. Ky model nuk ekziston në asnjë vend tjetër, ku prokurimi i shërbimeve publike të teknologjisë së informacionit kryhet përmes garës.

Nga AKSHI te ADS, monopoli shtetëror që Rama e shet si revolucion
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në podcastin tej “Flasim”, ka folur sërish për krijimin e kompanisë së re shtetërore “Albanian Digital Solutions”.

Ai foli për kalimin në një fazë të re të qeverisjes elektronike, pas dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike që ofrohen përmes platformës e-Albania.

“Me krijimin e Albanian Digital Solutions po hyjmë në një etapë të re të transformimit digjital të shtetit.”, tha Rama.

Kompania e re publike, sipas tij, synon të shërbejë si qendër ekselence për talentet shqiptare në teknologji dhe të mbështesë inovacionin në shërbimet publike dhe administrim.

Gjithashtu ai përmendi edhe rritja e interesit për programet e inovacionit, ku vetëm në ciklin e fundit të “Startup Albania” janë regjistruar mbi 1100 aplikime.

“Programet e inovacionit tregojnë se Shqipëria ka hyrë në hartën e inovacionit, por kemi nevojë të shkojmë më tej si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.”, nënvizoi ai.

Rama u ndal edhe te riorganizimi i AKSHI-t, duke sqaruar ndarjen e re të funksioneve në administrimin e sistemeve digjitale.

“AKSHI do të ketë rol drejtues dhe monitorues të cilësisë, ndërsa Albanian Digital Solutions do të jetë struktura që zhvillon zgjidhjet teknologjike dhe garanton mirëmbajtjen e sistemeve.”, theksoi Kryeministri.

ADS-ja do të ketë monopolin e sistemeve elektronike të vendit, përfshirë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, një proces që deri më tani është kontraktuar nga privatët përmes AKSHI-t.

Të gjitha institucionet e shtetit që kanë nevojë për ndërtimin e sistemeve të reja dixhitale, mirëmbajtjen apo përmirësimin e atyre ekzistuese, janë të detyruara t'i drejtohen shoqërisë Albanian Digital Solution. Kjo e fundit, do të ketë një staf prej 350 vetësh dhe do të bëjë atë që deri më tani e kanë bërë privatët.

Ky monopol i përbindshëm shtetëror që do të ketë ekskluzivitetin e të gjithë tregut publik të teknologjisë së informacionit ka krijuar jo pak shqetësime për cënim të konkurrencës si mjeti i vetëm që garanton uljen e kostove për taksapaguesit. Ky model nuk ekziston në asnjë vend tjetër, ku prokurimi i shërbimeve publike të teknologjisë së informacionit kryhet përmes garës.

Por kryeministri Edi Rama thotë se monopoli shtetëror do të ulë çmimet.

monopoli shtetëror nga akshi te ads revolucion dixhital

3 Komente

  1. s
    soni

    Nuk na the ndonje fjale per zvernecin?!?!?!?

    1. b
      brisi

      Njeriu me hajdut dhe me i urryer i ketij kombi. Gati te shes gjithcka grabis gjithcka per mbijetesen e vet dhe te familjes se tij. I pangopur ne grykesi, fallco bosh. Naten do arratiset nga Shqiperia.

      1. a
        albani

        Doli kryeplehu kryellumi. Ku na ra per hise sekti jot felliqesire.

        Lini një Përgjigje