Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, reagoi për herë të parë lidhur me Zvërnecin, atje ku dy ditë më parë pati një tensionim të situatës dhe një përplasje mes një grupi qytetarësh që protestonin dhe disa personave që luanin rolin e forcave të sigurisë së një kompanie private.
Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.
“I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite?
Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia? Që të qetësoheni ju, që të vazhdoni jetën siç është e natyrshme dhe pasnesër, në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm atje, të bëhet copëtimi, Golemi i radhës?
Ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kuraja për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prapë në dorë Shqipëria. Heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që s’ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në karrige me një vend që trembet nga sfidat e mëdha?
Shqipëria s’është më ajo ku nuk afrohej asnjë investitor, është ajo ku duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Do të hyjë tani në elitën e investimeve që sjellin konsumatorë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.
O Hajdarrrr injorant si te gjithe ju politikanet Shqiptare. Idete e tua i kemi pare ne zyren e Kryeministrit te Shqiperise. A e di more Hajdarrr qe zyra nuk eshte e jotja por eshte e shtetit te popullit? Populli ta dha voten ta punesosh, teushqehet, te defrehet e jo ta besh Oxhakun me Suprem te Popullit zyren e Kryeministrit si kopeshtet e femijve me pikturicka. Vijne te ftuar ne Zyren e Popullit e shohin ca karikatura si ato te Bujar Kapexhiut dikur te Hosteni. Celebritite e cdo vendi jane te kendshem por nuk vleresohen per dinjitetin moral te tyre. Ky "primo ministro", qe sportist nuk qe celebriti, quhet piktor por nuk ka kush nje pikture te tij. Ky as si ata qe bejne piktura 10 Euro ne rruget e qyteteve te Europes nuk eshte. Si mundet te rrotulloje nje shtet e te qeverise ekonomi, siguri, mbrojtje, zhvillim shkencor e perparim nje Hajdarrr sundimtar si ai Trapi matane!? Jepuni nga nje pension gjithe ketyre te Kuvendit e gjeni njerez te mire qe i kini mes jush o njerez te mire e ne te vjetrit te vdesim me buzeqeshje e jo me lote hidherimi.
Te pakten Golemi eshte i Shqiptareve. Edhe ate e late ne dite te hallit se u kerkonit ryshfete te zoterve te pronave e nuk ua benit letrat, qe te qenefi Sali Berisha e te Piktori Pikaso. Ky surrat nuk do qe Shqiptaret te kene nje shtepi ne qytet e nje ne bregdet. Besoj qe e di mire piktoruci qe greket, sidomos kane nje shtepi ne qytet, nje ne fshat, e nje ne det. Pse Shqiptaret jo!? Ah kodoshi piktoruc na do te ndaje fitimet me "sheiket" e dhendurret pa u kontrolluar fitimi e taksat e pop[ullit t'i kontrolloje edhe sa karrota bleu ne jave. Lulashe i keni hipur kalit te kapitalizmit se prapthi e do perfundoni si Benito Musolini. Ka vajtur ku nuk mban me. A e kuptoni qe populli ju urren 10 here me shume se para 1990es.