TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 11:24

Zvërneci/ Rama sulmon analistin e njohur: Që kur u nda nga unë më tregon mafien

Shkruar nga Pamfleti
Zvërneci/ Rama sulmon analistin e njohur: Që kur u nda nga unë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sot në 1 qershor foli për projektin turistik në Zvërnec në mbledhjen e grupit të PS.

Rama u shpreh se shteti shqiptar është ortak me investitorët në atë zonë dhe se qeveria shqiptare nuk ka tradhtuar besimin e publikut dhe se investitorët janë më të mirët në arenën ndërkombëtare.

Në fjalën e tij Rama ka sulmuar hapur analistin Fatos Lubonja, teksa tha se ai ka nisur sulmet ndaj kryeministrit pasi u nda nga ky ifundit. 

“Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam, që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë. Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje. Nuk them pa problem, se është me problem. Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju.”, tha ai.

 

ama sulmon analistin

Lini një Përgjigje