TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 11:04

Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur! Lejohet bashkëpunimi ekonomik me atë natyror 

Shkruar nga Pamfleti
Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë Poro nuk është
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin në zonën e Pishë Poros, duke argumentuar se kjo hapësirë nuk klasifikohet si zonë e mbrojtur e kategorive më të larta, por si peizazh i mbrojtur.

Sipas tij, statusi që gëzon zona lejon ndërthurjen e mbrojtjes së natyrës me aktivitetet ekonomike, sociale dhe turistike, në përputhje me standardet ndërkombëtare të menaxhimit të zonave të mbrojtura.

“Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë por klasifikohet edhe sipas IUECN kategori e pestë, peisazh i mbrojtur. Dhe për shpalljen peisazh i mbrojtur ka një vendim qeverie.

Por ajo që nuk është treguar juve është se në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë adoptuar në mënyrë të plotë dhe thelbi i sistemit tonë të zonave të mbrojtura është i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare dhe në princip sa më lart të shkohet në kategorinë 1 dhe 2 aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore, ndërsa në kategoritë 5 dhe rasti konkret, edhe 6 janë të ndërtuara mbi konceptin e bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik, social dhe turistik.

Për këtë arsye kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim sepse ajo është një zonë ku banojnë njerëz por si zonë ku peisazhi, biodiversiteti kanë bashkëjetuar historikisht“, tha Rama.

edi rama projekti i zvernecit

Lini një Përgjigje