TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 20:26

Zgjedhjet, Meta kandidon në listën e hapur të Tiranës; kush e zëvendëson në listën e sigurtë?

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet, Meta kandidon në listën e hapur të Tiranës; kush

Ilir Meta do kandidojë në Tiranë, në listat e hapura të koalicionit ‘Shqipëria Madhështore’ e drejtuar nga Partia Demokratike.

Vendimi është marrë në Kryesinë e Partisë së Lirisë, ndërsa do i përcillet Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Ky i fundit kishte deklaruar më parë se Ilir Meta do të kandidonte në listën e mbyllur, pra atë të sigurtën, ndërsa u deklarua fillimisht se do të garonte në Tiranë, më pas në Fier.

Por duket se vendimi përfundimtar nga Ilir Meta është që të garojë në listë të hapur, në Qarkun e Tiranës.

“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”, thuhet në vendimin e Kryesisë së PL-së.

Ndërkohë nuk dihet se cili emër nga PL mund të zëvendësojë atë të Metës në listën e sigurtë të koalicionit opozitar, pasi kjo parti ka të garantuar 4 kandidatë në listat e sigurta. Deri më tani janë 3 emra në listën e sigurtë Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho dhe me kandidimin e Metës në listën e hapur, ndoshta emri që e zëvendëson do të jetë Petrit Vasili.

Lini një Përgjigje