Aktiviteti i saj i fundit ishte më 19 janar dhe pas kësaj date nuk ka pasur asnjë postim në rrjetet sociale, asnjë njoftim apo reagim.
E dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, ka ridalë ne skenë pas një periudhe afro dy mujore puze.
Që në 20 janar, ditën kur Donald Trump u betua si president i SHBA, një heshtje misterioze veshi ambasadën e SHBA. Në rrjetet sociale nuk kishte asnjë reagim, teksa e dërguara e Uashingtonit pezulloi aktivitetet dhe takimet.
Aktiviteti i saj i fundit ishte më 19 janar dhe pas kësaj date nuk ka pasur asnjë postim në rrjetet sociale, asnjë njoftim apo reagim. Mediat janë interesuar shpesh te ambasada për të mbajtur një qëndrim lidhur me sulmet ndaj SPAK, por sërish nuk ka pasur asgjë.
Sot e dërguara e SHBA ka bërë daljen e saj publike pas betimit të Trump. Ajo ka qenë në bazën ushtarake në Zall Herr, duke theksuar se mbështetja ushtarake e SHBA për Shqipërinë vijon.
“Sot, fusha e futbollit në Zall Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërviten krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Të përdorur jo vetëm për qëllime ushtarake, këta dronë mund të ndihmojnë në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve. E Ngarkuara me Punë Van Horn vëzhgoi ekipet tona duke punuar krah për krah duke pilotuar drone dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan ambasada.
Prej dy vitesh ambasada amerikane në Tiranë ka mbetur pa ambasador. Kandidatura e Joe Biden për pasuesin e Yuri Kim nuk u pranua dhe tani duket se do të vijë një emër i nominuar nga Presidenti Trump. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kandidat të përfolur dhe nuk dihet sesa do të zgjasë ky boshllëk. /Pamfleti
Lini një Përgjigje